Ndërlidhjet

ICO mirëpret krijimin e komisionit për pajtim


Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Piter Feith
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Piter Feith
Zyra Civile Ndërkombëtare ka mirëpritur vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për krijimin e Grupit Punues Ndërministror për Ballafaqimin me të Kaluarën dhe Pajtimin (BMKP).

Në një komunikatë për media të ICO-s, thuhet se ky është një vendim shumë i rëndësishëm që do t’i shqyrtojë nevojat e viktimave dhe të familjeve të tyre sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

Grupi Punues, së bashku me përfaqësuesit e shoqërisë civile, do të kërkojë përgjigje dhe zgjidhje për çështjet si dhënia e llogarisë për krimet e kryera; mbështetja e gjerë ndaj viktimave; lehtësimi i kërkimit të së vërtetës; dhe promovimi i shërimit për të siguruar paqe të qëndrueshme afatgjate dhe pajtim në Kosovë dhe rajon, thuhet në njoftim.

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICR), Piter Feith e ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës për vendimin e saj për të krijuar këtë grup.

"Të gjithë e dimë se Kosova ka kaluar nëpër një të kaluar jo të largët të mundimshme dhe të dhimbshme. Gjurmët e konfliktit ende janë të pranishme, por është shumë me rëndësi për Kosovën që të krijojë mekanizma për t’u marrë me nevojat e viktimave dhe të familjeve të tyre që të sigurohet paqja e qëndrueshme dhe pajtimi brendapërbrenda Kosovës,” ka thënë Feith.
XS
SM
MD
LG