Ndërlidhjet

Rusia reagon ndaj dënimit të mercenarëve në Libi


Flamur rus
Flamur rus
Rusia ka shprehur “indinjatë” për dënimin e e dy rusëve nga gjykata ushtarake e Libisë krahas disa personave nga Bjellorusia e Ukraina, të akuzuar se kanë shërbyer si mercenarë të Muamer Gadafit në konfliktin e vitit të kaluar, që rezultoi me rrëzimin e pastaj vdekjen e Gadafit.

Ministria e Jashtme ruse tha se vendimi i gjykatës ka qenë “jokorrekt dhe i pajustifikueshëm”.

Ajo ka thënë se Rusia do të punojë së bashku me Ukrainën dhe Bjellorusinë për të rishikuar dënimin.

Tribunali ushtarak e dënoi një rus me burgim të përjetshëm dhe tjetrin, bashkë me 19 ukrainas dhe tre bjelloruss me nga 10 vjet punë të rëndë.
XS
SM
MD
LG