Ndërlidhjet

Kthehet kujdestaria e detyrueshme në barrikada


Rudare, qershor, 2012
Rudare, qershor, 2012
I ashtuquajturi Shtabi i Emergjencës në veri të Mitrovicës vendosi sot që ta kthejë si të detyrueshme kujdestarinë në barrikada për të gjithë qytetarët, për shkak të siç thuhet, kërcënimit të sigurisë dhe pronës.

Pjesëtarët e EULEX-it, siç thuhet në vendimet e këtij organi, nuk do të lejohen që të lëvizin lirshëm në pjesën veriore të Mitrovicës.

“Çdo përpjekje të dhunshme për të kaluar përmes qytetit ose për të hequr barrikadat, do ta konsiderojmë si agresion të hapur, ndërsa përgjegjësinë për pasojat e mundshme do ta bartin ata që fillojnë veprime të tilla”, thuhet në vendimet e shtabit.

Në vendimet e këtij organi paralel thuhet se ndalohet bartja dhe përdorimi i armëve të zjarrit, ndërsa në rast të rrezikut, lëshimi i sirenave nënkupton se të gjitha dyqanet duhet të mbyllen menjëherë.

Për qytetarët që pranojnë të punojnë në zyrën administrative të Qeverisë së Kosovës në veri thuhet se “do të sanksionohen” sipas ligjeve të Serbisë.

Të premten, dy ushtarë të KFOR-it dhe të paktën tre serbë lokalë janë plagosur gjatë aksionit të Forcës Paqeruajtëse për heqjen e barrikadave në Rudarë afër Zveçanit.
XS
SM
MD
LG