Ndërlidhjet

AP: Nikolliq ringjall tensionet ballkanike


Presidenti i ri i Serbisë, Tomisllav Nikoliq
Presidenti i ri i Serbisë, Tomisllav Nikoliq
Presidenti i ri nacionalist i Serbisë në më pak se një javë që kur mori detyrën, e ka goditur stabilitetin e brishtë të Ballkanit dhe ka vënë hije mbi politikat e tij të proklamuara pro-evropiane, shkruan në një analizë, agjencia e lajmeve, Associated Press.

Kjo agjenci, thotë se ish aleati ultranacionalist i Sllobodan Milosheviqit gjatë kohës së luftës, ka ngjallur tensione në rajonin e trazuar duke deklaruar se masakra e Srebrenicës ku serbët e Bosnjes vranë 8 mijë burra dhe djem myslimanë, nuk ishte gjenocid, por një “krim i rëndë”.

Agjencia e lajmeve sjell në kujtesë edhe deklaratën tjetër të Nikolliqit se “Vukovari është qytet serb”.

Këto deklarata kujtojnë epokën e luftës së viteve të ’90-ta kur Millosheviqi nisi luftërat në Kroaci e Bosnje për të krijuar një shtet pan-serb pas shpërbërjes së Jugosllavisë, thuhet në analizë.

AP vëren se gjatë fushatës zgjedhore, Nikolliq ka thënë se nga një ekstremist i krahut të djathtë është kthyer në një populist konservator që mbështet integrimin e Serbisë në BE.

Por, ringjallja e nacionalizmit, shkruan AP, ka lëshuar alarmin në rajon dhe mund ta nxjerrë nga binarët ofertën për anëtarësim të Serbisë në BE.

Gjatë inaugurimit të tij, Nikolliq u zotua për raporte të mira me Kroacinë e Bosnjen, por, përsëriti se Serbia duhet të braktisë ambiciet e anëtarësimit në BE, po që se i duhet të heqë dorë nga Kosova.
XS
SM
MD
LG