Ndërlidhjet

Arrestohet në Berlin kanadezi i dyshuar për vrasje


Luka Magnota

Luka Magnota

Policia gjermane tha se një kanadez i dyshuar për vrasjen dhe gjymtimin e të dashurit të tij në Montreal është arrestuar të hënën në Berlin.

Policia dhe se Luka Roko Magnota, një aktor 29-vjeçar i filmave pornografik, është arrestuar në një internet kafe në kryeqytetin gjerman.

Interpoli ka lëshuar një urdhër arresti në javën e kaluar për Magnotën, i cili akuzohet se ka vrarë të dashurin e tij kinez dhe e ka xhiruar vrasjen.

Vrasja u ndriçua në javën e kaluar kur policia kanadeze tha se pjesë të trupit iu ishin dërguar me postë partive politike në Otava.

Policia franceze ka kërkuar në vendin e tyre Magnotën, pas një numri raportesh, që thonin se ai ishte vërejtur në Francë.
XS
SM
MD
LG