Ndërlidhjet

logo-print

Klinton e shqetësuar për tensionet në Nagorni-Karabak


Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton

Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton

Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton paralajmëroi të hënën se tensionet ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit mbi Nagorni-Karabakun mund të eskalojë në një konflikt shumë më të gjerë.

Klinton gjendet kryeqytetin armen Jerevan, prej nga fillon një turne në rajonin e Kaukazit Jugor.

Ajo do të takohet me presidentin Serzh Sarkisian dhe zyrtarë të tjerë armenë.

Bisedimet pritet të përfshijnë diskutime mbi përpjekjet për paqe në Nagorni Karabak, territorin etnik armen brenda Azerbejxhanit.
XS
SM
MD
LG