Ndërlidhjet

OKB e alarmuar për gjendjen e refugjatëve në Sudanin Jugor


Ilustrim

Ilustrim

Organizatat humanitare tërhoqën vërejtjen për gjendjen e rëndë humanitare në Sudanin Jugor pasi që 35 mijë refugjatë kanë arritur nga Sudani në javët e fundit.

Sudani Jugor tashmë ka strehuar më shumë se 150 mijë refugjatë nga fqinji i tij verior.

“Jo vetëm që numri i refugjatëve është imadh, por edhe kushtet për këta njerëz janë shumë të këqija. Disa po hanë gjethe druri për të mbetur gjallë”, ka thënë Komisioneri i Lartë për Refugjatë i OKB-së, Antonio Guterres.

Njerëzit po ikin nga shteti Blue Nile, ku pjesëtarë të Lëizjes për Çlirimin e Sudanit po luftojnë me forcat qeveritare.
XS
SM
MD
LG