Ndërlidhjet

Kuvajt: Dhjetë vjet burg për postimet ofenduese në Twitter


Logo e Twitter-it
Logo e Twitter-it
Një person në Kuvajt është dënuar me 10 vjet burg pasi ka ofenduar profetin Muhamed dhe sunduesit myslimanë sunitë në Arabinë Saudite dhe Bahrein me postimet e bëra në Twitter.

Një gjykatë në Kuvajt dënoi 22 vjeçarin Hamad al-Naki, një mysliman shiit.

Ai ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se llogaria e tij në Twitter ishte thyer dhe ai nuk i kishte bërë postimet.

Në muajt e fundit, gjykatat e Kuvajtit kanë shpallur disa dënime kundër aktivistëve dhe personave që përdorin Twitter-in, në mes të rritjes së madhe të tensioneve sektariane ndërmjet shumicës sunite dhe minoritetit shiit.
XS
SM
MD
LG