Ndërlidhjet

Libia rikthen kontrollin në aeroport


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi
Qeveria e Libisë ka rimarrë kontrollin mbi aeroportin kryesor të vendit nga milicët e pakënaqur që sulmuan aeroportin në Tripoli me automatikë dhe automjete të blinduara, ka thënë lideri i përkohshëm I Libisë.

Në një intervistë me kanalin satelitor arab Al-Jazeera, Kreu i Këshillit Kombëtar Tranzitor të vendit, Mustafa Abdul-Xhalil, tha se aeroporti u sulmua dhe u mbajt për disa orë për shkak të "pikës strategjike" që paraqet, por u zotua se nuk do të bjerë më jashtë kontrollit të qeverisë.

Milicët nga qyteti i Tarhounas sulmuan aeroportin, duke i detyruar autoritetet e aeroportit që të devijojnë fluturimet.

Sulmuesit morën pistën e aeroportit dhe fluturimet devijuan në bazën ajrore të Metigas, në qendër të qytetit.
XS
SM
MD
LG