Ndërlidhjet

logo-print

Putin viziton Kinën


Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin

Vlladimir Putin ka mbërritur në Pekin në udhëtimin e tij të parë në Azi, që nga marrja e detyrës së presidentit për herë të tretë.

Trazirat e vazhdueshme në Siri dhe programi kundërthënës bërthamor iranian pritet të diskutohen gjatë vizitës tre-ditëshe.

Çështjet ekonomike po ashtu pritet të dominojnë vizitën, në veçanti energjia.

Putin do të mbajë bisedime me homologun e tij kinez, Hu Xhintao.

Ai gjithashtu merr pjesë në një samit dy-ditor të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait që mbahet të mërkurën në Pekin.

Putin, i cili arriti në Kinë nga Uzbekistani, pritet ta vizitojë Kazakistanin më 7 qershor.
XS
SM
MD
LG