Ndërlidhjet

Sulm i telekomanduar, cak një lider i Al Kaidës


Abu Jahja al-Libi
Abu Jahja al-Libi
Raportohet se një aeroplan i telekomanduar ka vënë në shënjestër një lider të al Kaidës, por nuk është e qartë nëse ai ishte në mesin e të goditurve.

Burimet qeveritare të SHBA-së dhe të Pakistanit thonë se Abu Jahja al Libi ishte cak i sulmit të së hënës, në rajonin e Vaziristanit Verior.

Al Libi, një qytetar libian, shihet si ndihmës i lartë i liderit të al Kaidës Ajman al Zavahri.

Ai u ka mbijetuar sulmeve të mëhershme dhe njëherë ka ikur nga një burg i SHBA-së në Afganistan.

Për kokën e tij SHBA ka dhënë një shpërblim prej 1 milonë dollarësh.

Ndryshe, raportohet se aeroplanët e telekomanduar amerikanë kanë kryer tri sulme përgjatë kufirit të Pakistanit me Afganistanin në mes të shtunës dhe të hënës, duke lënë të vdekur afër 30 njerëz.
XS
SM
MD
LG