Ndërlidhjet

logo-print

Paneta vazhdon turneun aziatik


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta pritet të arrijë në Indi të nartën, për të zhvilluar bisedime, që pritet të fokusohen në forcimin e lidhjeve ushtarake në mes të dy vendeve.

Gjatë vizitës së tij dy-ditëshe, Paneta po ashtu pritet të diskutojë përpjekjet ushtarake të NATO-s në Afganistan dhe ekonominë në rritje dhe fuqinë ushtarake të Kinës në rajonin e Paqësorit Aziatik.

Zyrtarët thanë se Paneta do të takojë kryeministrin Manmohan Sing dhe këshilltarin për Siguri Kombëtare Shiv Shankar Menon.

Paneta gjendet në një turne nëntë-ditor në Azi, ku është përfshirë edhe vizita në Vietnam dhe Singapor.

Turneu shihet si një përpjekje për të theksuar fuqinë e SHBA-së në këtë rajon, pasi që presidenti Barak Obama tha në nëntorin e kaluar se ky rajon është “prioritet kryesor” për politikën amerikane të sigurisë.
XS
SM
MD
LG