Ndërlidhjet

Zelanda e Re thellon bashkëpunimin me NATO-n


Ilustrim

Ilustrim

Zelanda e re ka nënshkruar një marrëveshje partneriteti me NATO-n për të përmirësuar bashkëpunimin në shërbimet e inteligjencës, trajnimet ushtarake, ndërhyrjet në katastrofat humanitare dhe për anti-terrorizëm.

Marrëveshja, është nënshkruar në Bruksel nga sekretari i përgjitshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen dhe kryeministri i Zelandës së Re, Xhon Kej.

Rasmusen njoftoi se do të udhëtojë në javën e ardhshme në vendin fqinj të Zelandës së Re, Australi, duke thënë se “të dy shtetet kanë krijuar një ndryshim të vërtetë në misionin në Afganistan”.

Zelanda e re aktualisht i ka 200 trupa misionin e NATO-s në Afganistan.

Marrëveshja me NATO-n vjen derisa Zelanda e Re po kërkon një ulese jo të përhershme në Këshillin e Sigurimit, në periudhën 2015-2016.
XS
SM
MD
LG