Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi viziton Japoninë


Kryeministri i Kosovës, hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, hashim Thaçi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi nga 6 deri më 9 qershor do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Japoni, njofton kabineti i tij.

Gjatë qëndrimit në Tokio, kryeministri Thaçi do të zhvillojë takime me kryeministrin e Japonisë, Yoshihiko Noda, me ministrin e Punëve të Jashtme, Koichiro Gemba, ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Yukio Edano, si dhe do të vizitojë Odën Japoneze të Ekonomisë dhe Industrisë.

“Fokusi i kryesor i të gjitha takimeve të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me zyrtarët më të lartë shtetëror të Japonisë do të jetë thellimi i bashkëpunimit mes dy shteteve, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, Kryeministri Thaçi, thuhet se do të ritheksojë ftesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për investitorët japonezë për të investuar në Republikën e Kosovës, duke pasur për bazë krijimin e mundësive të favorshme për investime të huaja në shtetin më të ri në Evropë.
XS
SM
MD
LG