Ndërlidhjet

logo-print

Vrasësi i dyshuar kanadez përballet me gjykatën


Luka Magnota

Luka Magnota

Aktori kanadez i filmave pornografik, i dyshuar se ka vrarë dhe gjymtuar një person, paraqitet sot para një gjykate në Berlin, një ditë pas arrestimit të tij.

Policia gjermane tha një ditë më parë se Luka Roko Magnota, është arrestuar në një internet kafe në kryeqytetin gjerman.

Interpoli ka lëshuar një urdhër arresti në javën e kaluar për Magnotën, i cili akuzohet se ka vrarë të dashurin e tij kinez dhe e ka xhiruar vrasjen.

Vrasja u ndriçua në javën e kaluar kur policia kanadeze tha se pjesë të trupit iu ishin dërguar me postë partive politike në Otava.

Policia franceze ka kërkuar në vendin e tyre Magnotën, pas një numri raportesh, që thonin se ai ishte vërejtur në Francë
XS
SM
MD
LG