Ndërlidhjet

Klinton: Rusia t’i tërheq forcat nga Abhazia dhe Oshetia Jugore


Hillari Klinton gjatë vizitës së saj në Gjeorgji
Hillari Klinton gjatë vizitës së saj në Gjeorgji
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, është takuar me zyrtarët më të lartë të Gjeorgjisë me ç’rst është biseduar për forcimin e mbrojtjes së këtij vendi.

Zonja Klinton sot ka marrë pjesë në një “dialog strategjik” me zyrtarët e Gjeorgjisë, në qytetin port Butumi në Detin e Zi.

Me këtë rast, ajo e ka inauguruar një anije bregdetare gjeorgjiane, që është rikonstruktuar me ndihmën financiare amerikane, dhe ka premtuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për ta ndihmuar Gjeorgjinë në mbrojtjen e ujërave të saj territoriale.

Zonja Klinton e ka riafirmuar mbështetjen amerikane për integritetin territorial të Gjeorgjisë dhe ka kërkuar që Rusia t’i tërheq forcat nga rajonet separatiste gjeorgjiane të Abhazisë dhe Oshetisë Jugore.

Rusia e ka njohur pavarësinë e këtyre dy rajoneve, pas luftës së shkurtër me Gjeorgjinë në vitin 2008, por pjesa më e madhe e shteteve në botë këto rajone i konsideron si pjesë të Gjeorgjisë.
XS
SM
MD
LG