Ndërlidhjet

logo-print

BE: Misioni EULEKS në Kosovë – deri në 2014-tën


Oficerët policorë të EULEKS-it në Kosovë

Oficerët policorë të EULEKS-it në Kosovë

Qeveritë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar që misioni i BE-së në Kosovë, EULEKS, të vazhdoj së paku deri në qershor të vitit 2014, duke premtuar se ai do të jetë “më i fuqishëm, më i vogël dhe më efikas”.

Kjo lëvizje u bë pas ripërtitjes së fundit të tensioneve në pjesën veriore të Kosovës.

“EULEKS-i po e bënë një punë të mirë dhe të rëndësishme në mbështetjen e sundimit të ligjit në Kosovë”, tha në deklaratën e saj shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kethrin Eshton, dhe shtoi se “në të ardhmen, më tepër përgjegjësi do të duhet të merren nga autoritetet lokale”.

Bashkimi Evropian synon reduktimin e personelit të misionit për 25%, si pjesë e rikonfigurimit, që ka për qëllim reflektimin e “progresit të arritur dhe zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve BE-Kosovë”, ka njoftuar Bashkimi Evropian.

Në mesin e personelit të misionit përfshihen kryesisht oficerë policie, gjyqtarë, prokurorë dhe zyrtarë të doganave.

Sipas BE-së, do të ketë “fokus special” në sektorin e drejtësisë në Kosovë, derisa ai “mbetet sfida kryesore”.
XS
SM
MD
LG