Ndërlidhjet

Mjeku gjerman: Gjendja e Timoshenkos – më e mirë


Pankartat në mbështetje të Julia Timoshenkos në kryeqytetin Kiev
Pankartat në mbështetje të Julia Timoshenkos në kryeqytetin Kiev
Mjeku gjerman, Karl Maks Ajnhopël, tha se ish kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko, aktualisht e burgosur, është pak më mirë me shëndet, por trajtimi i saj në një spital në Ukrainë mbetet i vështirë.

Ky mjek e ka kontrolluar zonjën Timoshenko në qytetin lindor ukrainas, Harkov.

Mjekët e tjerë nga një spital i Berlinit e kanë mbikëqyrë trajtimin e saj në Harkov.

Zoti Ajnhopël tha sot se Julia Timoshenko, që vuan nga dhimbja kronike e shpinës, tash është “më tepër mobile” dhe se “dhimbja është pak më e vogël, por nuk është larguar”.

Sipas tij, mjekimi i Timoshenkos mbetet i vështirë pasi ajo nuk i beson personelit ukrainas dhe se mjekët gjermanë asnjëherë nuk ishin vetëm me të.

Timosheno është në vuajtje të dënimit prej shtatë vitesh burg, lidhur me akuzat për keqpërdorim të pozitës, por perëndimi e ka dënuar këtë veprim të autoriteteve në Ukrainë, duke e cilësuar si të motivuar politikishit.
XS
SM
MD
LG