Ndërlidhjet

logo-print

Rusia, Kina: Të mbështetet plani i Ananit për Sirinë


Hu Jintao dhe Vlladimir Putin gjatë takimit të tyre në Pekin

Hu Jintao dhe Vlladimir Putin gjatë takimit të tyre në Pekin

Presidenti rus, Vlladimir Putin, dhe ai kinez, Hu Jintao, kanë kërkuar sot që komuniteti ndërkombëtar ta mbështesë planin paqësor të të dërguarit të Kombeve të Bashkuara dhe të Ligës Arabe, Kofi Anan, për zgjidhjen e konfliktit në Siri.

Televizioni shtetëror i Kinës ka raportuar se të dy zyrtarët e lartë, duke folur pas takimit në kryeqytetin Pekin, janë shprehur në favor të zgjidhjes politike për këtë konflikt.

Rusia dhe Kina, që janë anëtare me të drejtë të vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, i kanë kundërshtuar përpjekjet e fuqive perëndimore për imponimin e masave të ashpra ndaj regjimit të presidentit Bashar al-Asad, në përgjigjje të goditjes së përgjakshme ndaj kryengritësve.

Zoti Hu tha se Kina dhe Rusia do ta konsolidojnë partneritetin e tyre brenda Kombeve të Bashkuara dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, në mënyrë që procesi i vendim-marrjes të jetë “më tepër korrekt dhe racional”.

Moska është aleat shumëvjeçar dhe furnizues me armatim i regjimit të Sirisë.
XS
SM
MD
LG