Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Diplomatët amerikanë dhe evropianë – të padëshiruar

  • RFE /RL

Siri: Mbishkrim në arabisht " Poshtë me Basharin"

Siri: Mbishkrim në arabisht " Poshtë me Basharin"

Siria ka shpallur se 17 diplomatë, përfshirë amerikanë dhe evropianë, janë “persona të padëshiruar”.

Deklarata e Ministrisë së Jashtme të Sirisë u bë disa ditë pasi shtetet perëndimore i kanë dëbuar diplomatët e Sirisë, për shkak të masakrës së 108 njerëzve në Houla, në fund të muajit maj.

Në mesin e ambasadorëve të padëshiruar në Siri janë edhe ata të Shteteve të Bashkuara, të Britanisë, të Francës dhe të Turqisë.

Po ashtu, të padëshiruar janë shpallur edhe anëtarë të personelit nga ambasadat e Kanadasë, Italisë, Spanjës, Belgjikës, Bullgarisë dhe Gjermanisë.

Pothuajse shumica e të dërguarve perëndimorë tashmë janë tërhequr nga qeveritë e tyre në shenjë proteste për shkak të dhunës së regjimit të Sirisë ndaj protestuesve, që janë ngritur kundër sundimit të presidentit sirian, Bashar al-Asad.

Ministria e Jashtme e Sirisë tha se qeveria e këtij vendi “ende beson në rëndësinë e dialogut” dhe se është e hapur për ripërtritjen e lidhjeve me perëndimin.(f.b.)
XS
SM
MD
LG