Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Protestë zyrtare kundër sulmeve ajrore të SHBA-ve


Pamje e aeroplanit amerikan pa ekuipazh

Pamje e aeroplanit amerikan pa ekuipazh

Pakistani sot e ka ftuar të ngarkuarin me punë të Shteteve të Bashkuara në Islamabad, Riçard Hoagland, për të paraqitur protestë lidhur me sulmet me aeroplanë pa ekuipazh në hapësirat e tij veriperëndimore.

Zyra e jashtme e Pakistanit tha se zotit Hoagland, “zyrtarisht i është transmetuar shqetësimi serioz i qeverisë lidhur me sulmet e aeroplanave pa ekuipazh në territorin e Pakistanit”.

Islamabadi vlerëson se sulmet janë “të paligjshme, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe shkelje e sovranitetit të Pakistanit”.

Kjo protestë u bë pas raporteve se një personalitet i lartë i al-Kaidës ishte cak i një sulmi amerikan me aeroplan pa ekuipazh, në Vaziristanin Verior, gjatë ditës së hënë.

Zyrtarët pakistanezë kanë heshtur lidhur me atë se nëse Abu Jahja al-Libi i al-Kaidës, ishte në mesin e 15 të vrarëve gjatë sulmit ajror.

Nga zyrtarët amerikanë, al-Libi është përshkruar si numri 2 i komandës së al-Kaidës. Ai është shtetas i Libisë, ndërsa çmimi për zënien e tij është një milion dollarë.
XS
SM
MD
LG