Ndërlidhjet

Bullgari: U zbuluan skeletet e “lugatit”


Një person i veshur si lugat në Nju Jork
Një person i veshur si lugat në Nju Jork
Arkeologët bullgarë thonë se i kanë zbuluar dy skelete nga Mesjeta, të shpuar nëpër gjoks me shkopinj metali, për t’i parandaluar ata që të mos shndërrohen në lugetër.

Shefi i Muzeut Kombëtar të Historisë në kryeqytetin Sofje, Bozhidar Dimitrov, tha sot se të dy skeletet ishin zbuluar fundjavën e kaluar afër qytetit Sozopol në Detin e Zi.

Sipas tij, besimet paragjykuese kishin çuar deri aty sa që njerëzit që kishin bërë keq gjatë jetës së tyre ishin shpuar me shkopinj metalikë nëpër eshtrat e gjoksit dhe zemër për shkak të frikës se pas vdekjes ata do të ktheheshin për ta pirë gjakun e të gjallëve.

Zoti Dimitrov tha se kjo praktikë kishte ekzistuar në disa pjesë të Bullgarisë bile edhe në fillim të shekullit të kaluar.
XS
SM
MD
LG