Ndërlidhjet

Afganistan: Tetë të arrestuar për helmimin e qindra nxënëseve


Nxënëset afgane mjekohen nga një helmim i mëparshëm në Kabul, në vitin 2010

Nxënëset afgane mjekohen nga një helmim i mëparshëm në Kabul, në vitin 2010

Një zyrtar i sigurisë në provincën afgane Takhar, tha se tetë persona janë arrestuar të dyshuar se kanë lidhje me helmimin e nëxënëseve.

Ky zyrtar i ka thënë sot Radios Evropa e Lirë se hetimet e para tregojnë se të arrestuarit kanë lidhje me luftëtarët talibanë dhe me militantët e Lëvizjes Islamike në Uzbekistan.

Zyrtarë të shëndetësisë në Takhar kanë thënë se afro 800 nxënëse aktualisht janë sëmurë në këtë rajon.

Talibanët e kanë hedhur poshtë çfarëdo involvimi në sulmet në shkolla dhe kanë kërkuar dënim për ata që janë përgjegjës për sulmet me gaz.

Në periudhën 1996 – 2001, kur e kishin kontrollin në pjesën më të madhe të Afganistanit, talibanët e kishin ndaluar shkuarjen e vajzave në shkollë, duke vlerësuar se pjesëmarrja e femrave në shkollë është joislamike.
XS
SM
MD
LG