Ndërlidhjet

Zagreb: Atifete Jahjaga takohet me Ivo Josipoviqin


Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, sot në Zagreb takohet me presidentin e Kroacisë, Ivo Josipoviq, dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të këtij vendi.

Siç ka njoftuar presidenca kroate, temë e bisedimeve do të jenë marrëdhëniet e dyanshme Koraci – Kosovë, mbështetja e Kroacisë në rrugën e Kosovës për në Bashkimin Evropian, përmirësimi i raporteve ekonomike, situata në rajon, pozita e pakicës kroate në Kosovë dhe ajo e shqiptarëve të Kosovës në Kroaci.

Para disa ditësh, duke e komentuar vizitën e presidentes së Kosovës në Zagreb dhe marrëdhëniet e Kroacisë me Serbinë, presidenti Josipoviq tha se vendi i tij “udhëheq politikë në të cilën fakti se e ka njohur Kosovën, nuk i zvogëlon raportet me Serbinë”.

Në delegacionin e Kosovës gjenden edhe ministri i drejtësisë, Hajredin Kuçi, ministrja e integrimeve evropiane, Vlora Çitaku, dhe ministri i zhvillimit ekonomik, Besim Beqaj, që do të kenë takime të veçante me kolegët e tyre kroatë.
XS
SM
MD
LG