Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Deklarata e Nikoliqit për Srebrenicën – kundërproduktive


Zëdhësi i Departamentit amerikan të shtetit Mark Toner

Zëdhësi i Departamentit amerikan të shtetit Mark Toner

“Shtetet e Bashkuara shprehin keqardhje për deklaratën e bërë nga presidenti i ri i zgjedhur i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, me të cilën ai e mohon gjenocidin në Srebrencië”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner.

Mëtutje në deklaratë theksohet se “gjenocidi në Srebrenicë nuk është përcaktim subjektiv, por është akt i definuar kriminal, të cilin e ka konfirmuar Tribunali Ndërkombëtar Kriminal për ish Jugosllavinë, në vendimet finale dhe obliguese në shumë raste”.

Zoti Toner thotë se “Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, poashtu, ka konkluduar se gjenocidi ka ndodhur në Srebrenicë dhe se kjo nuk mund të mohohet”.

“Presidenti Nikoliq ka mundësi që të krijoj ton konstruktiv brenda në rajon, por deklaratat e tilla të pabaza lidhur me Srebrenicën dhe krimet e tjera të luftës, janë kundërproduktive në promovimin e stabilitetit dhe pajtimit në rajon”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit Toner, dhe ftohen “të gjitha palët që të ndërmarrin aksione të përgjegjshme në mbështetje të bashkëpunimit dhe pajtimit”.
XS
SM
MD
LG