Ndërlidhjet

BB: Ngadalësim i rritjes ekonomike në Evropën Juglindore


Gjashtë vendet e Evropës Juglindore, Shqipëria, Bosnjë Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, po ballafaqohen me ngadalësim të konsiderueshëm të rritjes ekonomike, si pasojë e pasigurive në rritje në Eurozonë, thuhet në Raportin e zhvillimeve ekonomike të Evropës Juglindore të Bankës Botërore, që është publikuar sot.

“Pas një rritjeje prej 2.2% në vitin 2011, shenjat e para tregojnë se gjashtë vendet e Evropës Juglindore, po përjetojnë një ngadalësim të konsiderueshëm në 1.1% rritje për vitin 2012”, thotë Zhelko Bogetiq, ekonomisti kryesor për Ballkanin Perëndimor në Bankën Botërore dhe autor i raportit të fundit gjashtëmujor për zhvilimet ekonomike në Evropën Juglindore.

Sipas tij, “kushtet e dobëta ekonomike në Eurozonë kanë ushtruar një frenim në aktivitetin ekonomik dhe në të ardhurat qeveritare” në Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mali të Zi dhe Serbi.
XS
SM
MD
LG