Ndërlidhjet

SHBA: Konfirmohet vrasja e liderit të al-Kaidës


Abu Jahja al-Libi

Abu Jahja al-Libi

Shtëpia e Bardhë mbrëmë vonë e ka konfirmuar vrasjen e numrit 2 të al-Kaidës, Abu Jahja al-Libi, dhe ka vlerësuar se kjo është “goditje madhore” kundër këtij rrjeti terrorist.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karni, nuk ka specifikuar se si është vrarë ky person.

Por, zyrtarë të paidentifikuar amerikanë më herët u kanë thënë agjencive të lajmeve se ai ishte vrarë nga sulmi ajror amerikan me aeroplan pa ekuipazh në Pakistan, më 4 qershor.

Zoti Karni e ka përshkruar al-Libin si një lider operacional dhe “menaxher të përgjithshëm” të al-Kaidës.

Ai theksoi se al-Libi kishte përvojë të madhe dhe se do të jetë vështirë për al-Kaidën që ta zëvendësoj dhe se vrasja e tij e sjellë këtë rrjet terrorist më afër shpartallimit se kurrë më parë.

Al-Libi është i fundit nga disa komandantë të lartë që janë vrarë në luftën e Shteteve të Bashkuara kundër al-Kaidës, prej se njësitet speciale amerikane e kanë vrarë liderin e saj, Osama bin Laden, vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG