Ndërlidhjet

Arrestohen të dyshuarit për sulme me gaz


Takhar: Disa vajza që kanë pësuar nga sulmet me gaz helmues.
Takhar: Disa vajza që kanë pësuar nga sulmet me gaz helmues.
Autoritetet policore në Afganistan kanë arrestuar 17 persona në lidhje me helmimin e qindra nxënëseve në shkollat e provincës Takhar.

Radio Afganistani i Lirë ka mësuar se të arrestuarit përfshijnë “afganë dhe të huaj”, por nuk ka specifikuar kombësinë e të dyshuarve të huaj.

Zyrtarët shëndetësorë në provincën Takhar thonë se rreth 800 vajza kanë pësuar nga sulmet e javëve të fundit me gaz helmues në 6 shkolla të rajonit.

Talibanët kanë mohuar përfshirjen në këto sulme dhe kanë kërkuar dënimin e përgjegjësve.

Në periudhën 1996-2001, kur talibanët kanë marrë pushtetin në Afganistan, ata kanë ndaluar vajzat nga ndjekja e mësimeve, duke e konsideruar pjesëmarrjen e femrës në shkollë si një gjë joislamike.
XS
SM
MD
LG