Ndërlidhjet

KFOR-i gjen dhe asgjëson sasi të madhe armatimi


Ilustrim

Ilustrim

Njësitë e KFOR-it kanë gjetur një sasi të madhe armatimi në Veleglavë, në afërsi të Tërstenikut të komunës së Kamenicës.

Zëdhënësi i KFOR-it, Den Harvi, i tha Radios Evropa e Lirë se aty janë gjetur arka armësh, raketa, granata dhe municion.

"Të gjitha janë shkatërruar nga ekspertët e KFOR-it", ka thënë Harvi.

Ai nuk ka folur për detajet tjera, por ka thënë se ky armatim mund të ketë mbetur nga lufta e fundit.

“KFOR-i ndërmerr veprime të tilla të paktën dy-tre herë në javë, por ky rast ishte i veçantë pasi që kishte një numër të madh armatimi të zbuluar”, ka thënë zëdhënësi Harvi.
XS
SM
MD
LG