Ndërlidhjet

Asad emëron kryeministër të ri


Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad.

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad.

Mediat shtetërore në Siri raportojnë se presidenti Bashar al-Asad ka emëruar ish-ministrin e bujqësisë, Rijad Hixhab, në postin e kryeministrit të vendit.

Vendimi pason zgjedhjet parlamentare të muajit të kaluar. Hixhab do të pasojë Adel Safarin, i cili ishte emëruar në këtë post në prill të vitit të kaluar, pak pas shpërthimit të protestave anti-qeveritare.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se mbi 10,000 persona kanë humbur jetën në më shumë se një vit trazira.
XS
SM
MD
LG