Ndërlidhjet

Transiti i Venusit zgjon vëmendjen mbarëbotërore


Transiti i Venusit, i parë nga Praga.
Transiti i Venusit, i parë nga Praga.
Studiuesit e yjeve në mbarë botën kanë ndjekur Venusin teksa ka kaluar mes Tokës dhe Diellit – një ngjarje e rrallë astronomike, për të cilën astronomët thonë se do të ndodhë sërish pas 105 vjetësh.

Lëvizja prej 7 orësh e planetit të dytë fillimisht është vërejtur nga Paqësori, Amerika veriore dhe ajo qendrore dhe është dukur si një pikë e vogël e zezë në sipërfaqen diellore.

Për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Azinë e Jugut, pjesa më e madhe e ngjarjes ka ndodhur gjatë natës dhe vëzhguesit planetarë është dashur të presin deri në agim për të parë momentet e fundit të transitit.

Lëvizja e ngjashme pritet të ndodhë në vitin 2117.

Që nga shpikja e teleskopit të parë në vitin 1639, janë vëzhguar vetëm 6 transite.
XS
SM
MD
LG