Ndërlidhjet

Sulmohet misioni i SHBA-së në Libi


Ilustrim
Ilustrim
Në Bengazi të Libisë janë sulmuar objektet e misionit diplomatik të Shteteve të Bashkuara.

Burimet diplomatike dhe të sigurisë thonë se misioni është goditur me pajisje të improvizuar shpërthyese, por "nuk ka pasur viktima".

Zyrtarët e sigurisë në Bengazi thonë se përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi i Omar Abdel Rahmanit, i cili ka lënë edhe një letër që kërcënon “interesat amerikanë”.

Omar Abdel Rahman është një radikal egjiptian mysliman, i cili po vuan dënimin me vdekje në Shtetet e Bashkuara, për shkak të konspiracioneve.
XS
SM
MD
LG