Ndërlidhjet

Irani: ANEB vepron si “organizatë e inteligjencës”


Logo e ANEB-it
Logo e ANEB-it
Irani ka akuzuar Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) se po vepron si “organizatë e inteligjencës” derisa i kërkon Teheranit sqarime për programin e tij bërthamor.

Ambasadori i Iranit në këtë agjenci, Ali Asgar Solltanieh, tha se fuqitë perëndimore, “të motivuara politikisht”, kanë shmangur agjencinë nga roli i saj për monitorimin e aktiviteteve bërthamore të Republikës Islamike në hetimin e aktiviteteve të saj ushtarake.

“Ne nuk do të lejojmë që të rrezikohet siguria jonë kombëtare”, ka thënë Solltanieh.

Komentet e tij vijnë në kohën kur Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore kërkon të negociojë me Iranin Marrëveshjen për Qasje të Strukturuar, e cila do që të sigurojë se programi bërthamor i Teheranit ka qëllime krejtësisht paqësore.

Përfaqësuesit e Iranit dhe të agjencisë do të takohen të premten në Vjenë për të diskutuar tutje marrëveshjen e planifikuar.
XS
SM
MD
LG