Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga: S’do të ketë ndarje të Kosovës


Presidentja Jahjaga gjatë takimit me homologun kroat, Josipoviq, në Zagreb, 06 qershor 2012.

Presidentja Jahjaga gjatë takimit me homologun kroat, Josipoviq, në Zagreb, 06 qershor 2012.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka deklaruar sot në Zagreb se nuk do të ketë ndarje të Kosovës e as shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pas takimit me homologun kroat, Ivo Josipoviq, Jahjaga ka kërkuar nga pakica serbe në veri të Kosovës që t’iu shmanget grupeve ilegale, sepse ato, sipas saj, pengojnë vendosjen e rendit dhe punojnë kundër ligjit dhe politikës ndërkombëtare.

Jahjaga ka thënë se e ardhmja e Kosovës, Serbisë dhe e tërë rajonit është në integrimet euro-atlantike, deri te të cilat “mund të arrihet vetëm me bashkëpunim dhe jo me probleme”.

E pyetur për të ardhmen e dialogut Prishtinë-Beograd, presidentja Jahjaga ka thënë se qëndrimi i Prishtinës është që të vazhdojë dialogu, nëse marrëveshjet e arritura realizohen.

Nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Prishtina dhe Beogradi kanë nisur bisedimet për çështje teknike në mars të vitit të kaluar.

Në nëntë raunde diskutimesh janë arritur shtatë marrëveshje, por zbatimi i tyre ka ngecur.
XS
SM
MD
LG