Ndërlidhjet

Derrkuci telepatik për Euro 2012-n


Derrkuci telepatik për Euro 2012-n
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:47 0:00

Derrkuci telepatik për Euro 2012-n

Një derrkuc telepatik është vënë në listë për të marrë vendin që e kishte pasur oktapodi Paul në vitin 2010, për t’i bërë parashikimet e lojërave të kampionatit të futbollit Euro 2012, që do të mbahet në Ukrainë dhe Poloni.

Krijak iu prezantua adhuruesve të futbollit më 5 maj, në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, në vendin ku do të mbahet ndeshja e fundit, në muajin e ardhshëm.

Krijak është një nga shumë kafshët “telepatike” që janë përzgjedhur të parashikojnë rezultatet e ndeshjeve.

Sikurse elefanti Çita në Poloni dhe shqarthi Fred në Ukrainë, derrkuci Krijak do të paraqitet në publik për të zgjedhur ekipin e tij të parapëlqyer.

Karizma unike e tij, ka fituar mbështetje të madhe nga anëtarët e Euro 2012-s, të cilët premtojnë se do të sigurohen që ai të jetë i sigurt dhe të jetojë një jetë të gjatë, sa më larg kasapëve.

Kampionati evropian fillon më 8 qershor.(g.k.)
XS
SM
MD
LG