Ndërlidhjet

Rrëzohet helikopteri – vdesin dy ushtarë të NATO-s


Afganistan - pamje arkivi
Afganistan - pamje arkivi
Forca e NATO-s në Afganistan ka bërë të ditur se dy trupa të saj kanë humbur jetën nga rrëzimi i helikopterit në pjesën lindore të vendit.

Nuk është ende e qartë nëse kryengritësit talibanë kanë sulmuar helikopterin ose nëse ai ka pësuar nga mosfunksionimi mekanik.

NATO-ja nuk ka zbuluar vendndodhjen e aksidentit e as kombësinë e viktimave.

Ajo ka thënë se shkaku i rrëzimit është duke u hetuar.
XS
SM
MD
LG