Ndërlidhjet

Josipoviq nuk shkon në inaugurimin e Nikolliqit


Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq.

Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq.

Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq, ka thënë se nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Serbisë, Tomisllav Nikolliq.

“Nuk mund të shkoj në inaugurim për arsye të njohura”, u ka thënë Josipoviq gazetarëve në Zagreb, pas takimit me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Më herët, Josipoviq ka thënë se do të shkonte në inaugurimin e kolegut serb, vetëm nëse ai braktis “ideologjinë çetnike” dhe shprehet pro evropianizimit të rajonit.

Inaugurimi i Nikolliqit do të bëhet më 11 qershor.
XS
SM
MD
LG