Ndërlidhjet

Ish-agjenti rus dënohet me 18 vjet burgim


Ilustrim
Ilustrim
Gjykata ushtarake e Moskës ka dënuar me 18 vjet burgim kolonelin e pensionuar të Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), Valeri Mikhailov, për shkak të zbulimit të sekreteve shtetërore për Shtetet e Bashkuara.

Atij i është hequr edhe grada e kolonelit, si dhe të gjitha dekoratat e shtetit.

Sipas gjykatës, Mikhailov është shpallur fajtor pasi, në kohën kur ka punuar në FSB, “ka krijuar kontakte me Agjencinë Qendrore të Inteligjencës në SHBA dhe e ka furnizuar atë me materiale të klasifikuara si sekrete të larta të shtetit”.
XS
SM
MD
LG