Ndërlidhjet

Serbët e veriut nesër takojnë Nikolliqin


Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.
Kryetari ilegal i Mitrovicës, Kërstimir Pantiq, ka thënë se përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës do të bisedojnë nesër në Beograd me presidentin e ri të Serbisë, Tomisllav Nikolliq.

Siç raportojnë mediat serbe, takimi do të mbahet në presidencë, ndërsa temë diskutimi do të jetë situata politike dhe e sigurisë në veri të Kosovës.

Përveç Pantiqit, në takim do të marrin pjesë edhe krerët e paligjshëm të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

Nikolliq ka fituar postin e presidentit në balotazhin e 20 majit, kundrejt presidentit të deritashëm të Serbisë, Boris Tadiq.
XS
SM
MD
LG