Ndërlidhjet

logo-print

Teherani dyshon në përgatitjet e Perëndimit


Iran

Iran

Irani ka shprehur dyshime nëse fuqitë perëndimore janë të gatshme për bisedimet e këtij muaji në Moskë, në lidhje me programin e tij bërthamor.

Të mërkurën, Teherani ka akuzuar Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore se po vepron si “organizate e inteligjencës”, e manipuluar nga Perëndimi.

Mediat iraniane thonë se kryenegociatori i Teheranit, Saed Xhalili, ka kërkuar dy herë nga Britania, Franca, Rusia, Kina, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania që të takohen në bisedime përgatitore para 18 qershorit, porse nuk ka marrë përgjigje.

Raundi i fundit i bisedimeve ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore është mbajtur muajin e kaluar.

Perëndimi druan se Republika Islamike synon të krijojë armë atomike, ndërkohë që vetë Irani thotë se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore.
XS
SM
MD
LG