Ndërlidhjet

Helmohen 10 futbollistë të Ukrainës


Ukrainë
Ukrainë
Trajneri i ekipit kombëtar të Ukrainës ka bërë të ditur se 10 futbollistë janë helmuar me ushqim.

Oleg Blokhin tha se nuk është e qartë nëse helmimi masiv do të ndikojë në shanset e Ukrainës në Kampionatin Evropian të Futbollit.

Incidenti ka ndodhur në Gjermani, ku Ukraina, të martën, ka luajtur ndeshje miqësore me Turqinë dhe ka humbur me rezultat 2:0.

Blokhin i ka bërë këto komente pas kthimit të ekipit në Kiev.

Ukraina, së bashku me Poloninë, është nikoqire e Euro 2012-ës, e cila nis më 8 qershor dhe përfundon më 1 korrik.
XS
SM
MD
LG