Ndërlidhjet

Google me softuer të ri


Google
Google
Gjiganti i Internetit “Google” ka shtuar një softuer, i cili njofton përdoruesit kur llogaritë e tyre janë cak i “sulmeve të sponsorizuara nga shteti”.

Zëvendëspresidenti për siguri i kompanisë, Erik Gros, ka thënë se mesazhi me përmbajtjen: “Kujdes, ne besojmë se sulmuesit e sponsorizuar nga shteti po bëjnë përpejkje të rrezikojnë llogarinë ose kompjuterin tuaj” do të shfaqet në ekranet e përdoruesve të sulmuar.

Google, megjithatë, nuk ka përmendur ndonjë qeveri specifike që ka bërë përpjekje të tilla.
XS
SM
MD
LG