Ndërlidhjet

Masakër e re në Siri, rreth 80 të vrarë


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi
Aktivistët opozitarë sirianë thanë se të paktën 86 njerëz janë vrarë nga forcat pro-qeveritare në provincën e Hamas.

Aktivistët thanë se më shumë se 20 fëmijë dhe 20 gra janë në mesin e të vrarëve në fshtatrat e Kubairit dhe Marzafit, në atë që ata e quajtën “masakër”.

Në një deklaratë në televizionin zyrtar, qeveria tha se “një grup terrorist ka kryer një krim të neveritshëm në rajonin e Hamës, i cili mori jetën e nëntë viktimave”.

Komiteti për Koordinim Lokal tha se të paktën 78 persona kanë vdekur vetëm në al-Kubair.

Aktivistët thanë se fshati u granatua nga forcat e sigurisë, por shumica e vrasjeve kanë ndodhur nga milicia pro-qeveritare.

Raportohet se shumica e njerëzve janë qëlluar nga distanca e afërt apo janë therur.

Raportet vijnë në më pak se dy javë pasi që 108 njerëz u vranë në qytetin e Houlas në provincën e Homsit.
XS
SM
MD
LG