Ndërlidhjet

Itali: Një i arrestuar për sulmin në shkollë


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi
Mediat italiane raportuan se policia ka arrestuar një të dyshuar për sulmin vdekjeprurës në një shkollë në Italinë jugore në muajin e kaluar.

Një bombë e telekomanduar shpërtheu në qytetin port të Brindizit më 19 maj tek portat e një shkolle, duke vrarë një 16 vjeçare dhe duke plagosur pesë të tjerë.

Raportohet se i dyshuar është një 68 vjeçar, motivet e të cilit janë përshkruar si hakmarrje “personale”.

Sipas raporteve, drejtori i shkollës ka dhënë mësim në qytetin prej nga vjen i dyshuari- Lis.
XS
SM
MD
LG