Ndërlidhjet

logo-print

SHBA denoncon Izraelin për vendbanimet e reja kolone


Bregu Perëndimor

Bregu Perëndimor

Shtetet e Bashkuara kanë denoncuar planet e Izraelit që të zgjerojë vendbanimet në Bregun Perëndimor, duke thënë se kjo paraqet një pengesë për nisjen e bisedimeve paqësore me palestinezët.

Komentet e së mërkurës të zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Toner vijnë pasi që kryeministri izraelit Benjamin Natanjahu urdhëroi ndërtimin e 30 shtëpive të reja në Beit El, afër qytetit të Ramallahut.

Bisedimet direkte paqësore në mes të izraelitëve dhe palestinezëve mbesin të ngrira që nga 2010 dhe ndërtimi i vendbanimeve hebreje në Bregun Perëndimor është një nga arsyet.
XS
SM
MD
LG