Ndërlidhjet

Hidhen poshtë pretendimet e Iranit


Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Toner

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Toner

Shtetet e Bashkuara kanë hedhur poshtë pretendimet se fuqitë botërore po zvarrisin nisjen e bisedimeve me Iranin në lidhje me programin e tij bërthamor.

Irani dhe gjashtë fuqitë botërore pritet të takohen në Moskë më 17 qershor.

Të mërkruën në Pekin, presidenti iranian Mahmud Ahmedinexhad tha se fuqitë perëndimore po kërkojnë “justifikime” dhe po përpiqen që të “humbin kohë” duke refuzuar të nisin bisedimet përgatitore me Teheranin.

Por, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Toner, tha në Uashington se këto “pretendime nuk janë të vërteta”.

Perëndimi dyshon se Irani synon krijimin e tekonologjisë për armë bërthamore, akuzë kjo që mohohet nga Teherani.
XS
SM
MD
LG