Ndërlidhjet

Nikolliq pret kryetarët ilegalë të veriut


Presidenti Serbisë, Tomisllav Nikoliq
Presidenti Serbisë, Tomisllav Nikoliq
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq takon sot në Beograd kryetarët ilegalë të komunave veriore të Mitrovicës, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit.

Kërkesa për takim është bërë nga përfaqësuesit e komunave në veri, Kërstimir Pantiq, Dragisha Milloviq, Sllavisha Ristiq dhe Branko Niniq, si dhe nga kreu i ashtuquajturit rrethi i Mitrovicës, Radenko Nedelkoviq.

Pantiq ka thënë më herët për agjencitë serbe të lajmeve se ai dhe kolegët e tij do të shkojnë te Nikolliqi për të dëgjuar përgjigjet në pyetjet se çka është marrë vesh me Prishtinën shefi i delegacionit serb në bisedimet ne Bruksel, Borko Stefanoviq.

“Duam ta dimë se cilat janë obligimet tona, të neve që udhëheqim qeveritë lokale. Nuk është mirë që qytetarët të dalin në rrugë, që t’iu cenohet siguria, nëse tashmë është arritur ndonjë marrëveshje dhe është nënshkruar në Bruksel, e e cila, duhet të zbatohet”, ka thënë Pantiq.

Ditë më parë, vetë presideni i ri nacionalist i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka thënë se qytetarët e Serbisë së shpejti do ta marrin vesh saktë se për çfarë është marrë vesh shteti me Prishtinën.

Ai ka thënë se qytetarët duhet të dinë se çka i pret, dhe pas çfarë vendimesh qëndron shteti i tyre.

Nikolliq ka fituar postin e presidentit në balotazhin e 20 majit, kundrejt presidentit të deritashëm të Serbisë, Boris Tadiq.
XS
SM
MD
LG