Ndërlidhjet

Paralajmërohen sanksione të ashpra ndaj Sirisë


Siri..

Siri..

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan Sirinë se së shpejti mund të imponohen sanksione të ashpra ekonomike ndaj Damaskut, si dënim për fushatën e dhunshme kundër qytetarëve, të cilët po bëjnë thirrje për ndryshimin e regjimit.

Në një takim të Miqve të Sirisë, mbajtur në Uashington, sekretari i Thesarit, Timoti Gajtner iu bëri thirrje qeverive botërore që të ushtrojnë presion maksimal "financiar" ndaj presidentit Bashar al-Asad, në mënyrë që ta detyrojnë të japë dorëheqje.

Gajtner i dha gjithashtu mbështetjen amerikane propozimit të Ligës Arabe që të miratojë sanksione të ashpra të Kartës 7 të OKB-së kundër vendit.

Ndërkohë, grupet opozitare njoftuan për një masakër të re të kryer në dy fshatra të Sirisë, ku thuhet se në mesin e mbi 80 të vrarëve janë të paktën 20 fëmijë dhe 20 gra.
XS
SM
MD
LG