Një nga gjërat më të mira të Twitter-it, platformës online që ua mundëson përdoruesve publikimin e mesazheve të shkurtëra për miliona njerëz, është edhe gjëja më e keqe e Twitter-it.
Euforia për të treguar në çast se çka mendoni, mund të çojë në tweet spontan, që nuk këshillohet, e që do të kishit dëshiruar mos ta kishit bërë kurrë. Mund ta quajmë edhe ‘pendimi i tweeter-it.’
Fatmirësisht, ekziston butoni “fshij’ që në mënyrë magjike fshin tweet-ët e padëshiruar nga hisoria juaj në internet.
Përveç nëse nuk je politikan amerikan. Në atë rast, ti je i pafat.
Një organizatë që mbikëqyr qeverinë, e quajtur Fondacioni Sunlight ka zbuluar se si t’i ngjallë tweet-ët e fshirë nga zyrtarët amerikanë. Dhe ka nisur që t’i postojë online në faqen e internetit, të quajtur “Politwoops”.
Ideja, thotë Tom Li, drejtor i krahut teknik të Fondacionit Sunlight, është që publiku të shohë se si politikanët e përdorin Twitter-in për të paraqitur pikëpamjet e tyre. Ndërsa, atëherë kur i fshijnë mesazhet, për t’i zbuluar ndjenjat e tyre të vërteta, edhe pse mbase politikisht jokorrekte.
“Twitter është bërë një medium i rëndësishëm për politikantë që të komunikojnë me zgjedhësit e tyre. Një pjesë e madhe e punës së tyre është që të sigurohen se komunikimi i tillë dhe kanalet komunikuese të jenë të qasshme për secilin”, thotë Li.
Kjo nënkupton se vizitorët e uebfaqes do ta kuptojnë se senatori republikan Xhon MekKein, që nuk e parapëlqen presidentin rus Vlladimir Putin, e ka fshirë një tweet sarkastik që e kishte postuar pasi që e kishte parë Putinin të qante me rastin e fitores. “I dashur Vlad, Befasi! Befasi! Ti fitove. Edhe populli i #Rusisë po qan gjithashtu!”
Ata po ashtu do ta vërejnë se sa gjatë ka qëndruar tweet para se MekKein – ose ndonjëri nga anëtarët symprehtë, e shtypi butonin ‘fshij’: 2 minuta.
http://politwoops.sunlightfoundation.com/tweet/176637687145562112
Politwoops debutoi në javën e kaluar me 3 mijë tweet-a të fshirë në gjashtë muajt e fundit.
Softuerët e uebfaqes monitorojnë prurjet dhe arkivat e Twitter-it dhe pastaj automatikisht ri-postojnë çdo tweet të fshirë të zyrtarit të caktuar të zgjedhur amerikan.
Tweet-a, si ai kongresmenit republikan Xhef Miller, që vuri në pikëpyetje të drejtën e presidentit Obama për të qenë president kur pyeti: “A ka lindur Obama në SHBA?”
Ai e fshiu postimin 55 minuta më vonë.
http://politwoops.sunlightfoundation.com/tweet/203575137478524928
Ose një nga ish kandidatët që synonten nominimin republikan për president Njut Gingriç, që postoi një koment në vetën e tretë. “Njut është në prapaskenë. Gati të dalë në podium”. Koha e kaluar mes postimit dhe fshirjes: 7 minuta.
http://politwoops.sunlightfoundation.com/tweet/164529814676574208
Kongresmenti demokrat Bill Ouens duket se postoi i zemëruar gjatë një debati dhe pastaj u qetësua. Ai bëri këtë postim: “Çdo politikan që voton kundër këtij projektligji kuptimplotë do ta humbas menjëherë mbështetjen dhe respektin tim përgjithmonë”.
U pendua 6 sekonda më vonë dhe twett-i u zhduk.
Dikush mund të pyesë, nëse kjo formë e kthimit të postimeve, është e ngjashme me kërkrimin në shportën e mbeturinave për gjëra të turpshme.
Li nga Fodnacioni Sunlight këmbëngul se uebfaqja nuk ka për qëllim që të turpërojë politikanët, por më shumë që t’i bëjë përgjegjës për postimet që janë përpjekur t’i fshehin nga publiku vetëm me një klikim të mausit.
“Kjo mirësjellje – që lejon zyrtarët tanë të zgjedhur të tërheqin prapa gabimet - nuk është diçka që e kemi shtrirë ndonjëherë në mediumet tjera. Twitter e ka butonin e fshirjes, dhe kjo nuk është mënyra se si ne i trajtojmë njoftimet për shtyp apo fjalimet”, thotë Li.
Ai thotë se shumica e tweet-ave nuk janë gafe turpëruese, por më tepër hedhin dritë mbi anën njerëzore të politikanëve:
“Më shumë është një vështrim intim se si po përdoret ky medium. Nganjëherë tweet-at janë me të vërtetë sharmantë- kur dikush flet për mbrëmjet me gratë e tyre, ose se çka mendojnë për filmin “The Hunger Games”. Në rastet tjera është një pamje se si profesionistët e mediave sociale e përdorin këtë medium të ri për të përçuar mesazhet”, tha Li.
Ideja për Politwoops ka ardhur nga grupi holandez i quajtur “The Open State Foundation”, që tash dy vjet e mban një uebfaqe të njëjtë. Li tha se grupi me seli në Holandë i është afruar Fondacionit Sunlight dhe i ka sugjeruar që mund ta bëjë të njëjtën me qeverinë amerikane, ta bëjë atë më transparente dhe lloagridhënëse.
Nuk është për t’u çuditur se gazetarët dhe grupet që mbikëqyrin qeverinë e duan këtë uebfaqe. Reagimi i politikanëve, tregon Li, ka qenë “fascinues” çka zbulon aftësinë e tyre për t’u përshtatur shpejt me mundësitë e reja për publicitet.
Disa me qëllim kanë postuar dhe pastaj fshirë mesazhet, për të gjetur kështu vend në Politwoops dhe të tërheqin vëmendjen e mediave, të cilat janë përqendruar te uebfaja që nga debutimi i saj.
Kryesuesi republikan i Dhomës së Përfaqësuesve Xhon Boehner ka shkuar një hap më larg, duke postuar mbi gjërat tjera që janë zhdukur.
Ai ka shkruar, “a e dini se çka është fshirë tjetër? Vendet e punës në ekonominë e Obamës. Ku janë vendet e punës?"
Ai e fshiu atë pas 36 sekondave, i bindur se do të rishfaqet në Politwoops.(a.i.)