Ndërlidhjet

Klinton: Al Kaida, kërcënim i pashmangshëm


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton
Al-Kaida vazhdon të jetë kërcënimi i pashmangshëm dhe po përhapet gjeografikisht, ka thënë sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton.

Ajo, para një takimi kundër terrorizmit në Stamboll, ka thënë se sulmet si ato të 11 shtatorit të Al Kaidës, mund të jenë në zhdukje, por ka tërhequr vërejtjen se rrjeti është më i përhapur në vise të ndryshme të botës.

Për të luftuar një rrjet terrorist duhet të bëjmë më shumë sesa t’i largojmë terroristët nga fushëbeteja. Duhet t’ua sulmojmë financat, rekrutimin dhe vendstrehimet e tyre. Duhet të merremi me ideologjinë, dhe të zhdukim apelet e tyre, në veçanti ato drejtuar të rinjve”, ka thënë Klinton.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka bërë me dije, se në dekadën e kaluar janë arrestuar më shumë se 120 mijë terroristë në gjithë botën dhe më shumë se 35 mijë janë dënuar. Në këtë kontekst, ajo ka përmendur edhe vrasjen e liderit të Al Kaidës, Osama bin Ladenit.

Sidoqoftë, Klinton ka thënë se duhet bërë më shumë për të luftuar kundër terrorizmit.

Ashtu si kërcënimi me të cilin përballemi i kalon kufijtë dhe oqeanet, ashtu duhet të jetë edhe reagimi ynë. Neve na duhet një qasje gjithëpërfshirëse kundër terrorizmit, që përfshin edhe pushtetin ushtarak edhe atë civil, që përdorë inteligjencën, ligjet, diplomacinë, zhvillimin, ndihmën humanitare dhe çdo partner e aset të mundshëm”, tha Klinton.

Në anën tjetër, homologu i saj turk, Ahmet Davotoglu, ka thënë se terrorizmi vazhdon të jetë pengesa kryesore për sigurinë globale.

Është kërcënim për të gjithë ne, pa dallim. Gjithashtu, ka potencial që të minojë atmosferën për zhvillimin ekonomik. Në të vërtetë, kjo është arseyja e kalkuluar prapa aktiviteteve terroriste në disa pjesë të vendit”, ka thënë ministri turk.

Ai ka thënë se terroristët janë mjaft të guximshëm që të sfidojnë çdo ditë secilin, përfshirë edhe ata që kanë mbrojtje të fuqishme kundër terrorizmit.

Ne nuk mund të luftojmë terorrizimin vetëm përmes ligjeve. Derisa komponenta e sigurisë është thelbësore për këtë luftë, ajo nuk është e mjaftueshme për rezultatet e dëshiruara. Nuk është e mundur të arrihet një siguri afatgjatë në dëm të lirive demokratike. Prandaj, duhet të ruajmë një bilanc në mes të kërkesave të sigurisë në njërën anë dhe lirive demokratike dhe të drejtave të njeriut në anën tjetër”, ka thënë Davotoglu. (a.i.)
XS
SM
MD
LG